KreuKulturë / ArtNënës i mjaftojnë përqafimet Dhe thirrja e fëmijës: Nënë!

Nënës i mjaftojnë përqafimet Dhe thirrja e fëmijës: Nënë!

Për nënën

Për nënën janë të pakta vargjet
Dhe pse mijra vargje janë shkruar
Nënës i përkulen dhe malet
Për peshën e shpirtit ngarkuar

Ngarkuar me bukurinë e jetës
Nga hallet e jetës rënduar
Ngarkuar me rrahjet e zemrës
Me qumështin nga gjiri mëkuar

Për nënën janë të pakta urimet
Dhe pse mijra urime janë thënë
Nënës i mjaftojnë përqafimet
Dhe thirrja e fëmijës: Nënë!

@Edmond-Andrea Shallvari

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit