KreuAktualiteti“Nënës sime” / Vargje zemre nga pena e Skënder Rusit

“Nënës sime” / Vargje zemre nga pena e Skënder Rusit

Nënës sime…

Gjithnjë po bëhesh më e krrusur,
Sikur po i afrohesh tokës,
Unë jam atje në sytë e rrudhur,
Ku është fillimi i gjithë botës.

Gjithnjë po bëhesh më e vockël,
Ku e ke future gjithë atë shpirt?
Si hënëzë e ngrënë brenda dhomës
Mbi kokë më rri dhe më ndrit.

Gjithnjë po bëhesh më e lehtë,
Mos ke ndërmend që të largohesh?
Ma bëj një shenjë e ngjitem vetë,
Qiellit t’i them që do vonohesh.

E shtrenjta ime…dhimbja e zemrës!

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit