NËSE NJË DITË
Nëse një ditë,
Nuk dëgjon më kurrë nga unë,
Të lutem kujtoje këtë.
Mos harro,
Që me shpirt të kam dashur shumë,
Të veçantë të kam pas,
Mbi çdo gjë!
Paçka se ti s’e vlerësove dashurinë,
Prezencën time të ngrohtë.
Kërkoje gjithmonë,
Shtigje pa kthim,
Një gjoks që të mbante shumë ftohtë.
Dhe pse rrugët e jetës,
Më largonin nga ti,
Unë prapë drejt teje vrapoja.
Braktisja çdo fjalë,
Një fragment,
Histori,
Çdo zemër të dlirë injoroja.
Për ty e dashur,
Harrova dhe veten,
Veç ti mos e bëj si unë.
Shpresoj dhe uroj,
Një ditë ta gjesh paqen,
Një shpirt të trazuar,
Pa gjurmë.

Lida Bashllari
@NewsIn Al

