KreuAktualitetiNesër në orën 20;00 Skënderbeu - Partizani. Është mini finalja e parë....

Nesër në orën 20;00 Skënderbeu – Partizani. Është mini finalja e parë. I kemi dhënë barazimet…luajmë për fitore!

Nesër në orën 20;00 Skënderbeu – Partizani. Është mini finalja e parë. I kemi dhënë barazimet…luajmë për fitore!
“Final Four” në kampionatin “Abissnet Superiore” do të ngrejë siparin ditën e nesërme, me takimin e parë gjysmëfinal Partizani-Skënderbeu.

Një ndeshje e rëndësisë maksimale pasi nesër në mbrëmje do të përcaktohet edhe ekipi i parë që do të shkojë në finalen e madhe të “Final Four”.

Në stadiumin “Air Albania” pritet një ndeshje e luftuar, teksa Partizani si vendi i dytë pas përfundimit të kampionatit të rregullt vjen me një avantazh shumë të rëndësishëm, pasi mund të sigurojë finalen edhe falë barazimit. Ndërsa Skënderbeut i duhet me patjetër fitorja.

Ju kemi falur barazimet!

Gjysmëfinalja e parë e “Final Four” Partizani-Skënderbeu, do të luhet në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:00.

KF Skënderbeu ka vënë në dispozicion të tifozëve autobuzë falas, të cilët nisen në orën 14;00 para Stadiumit Skënderbeu!

Biletat për ndeshjet e “Final Four” mund të blihen online në ebileta.al, si edhe në pikat fizike pranë stadiumit “Air Albania” dhe stadiumit “Selman Stermasi”

Çdo korçar që ka mundësi të vijë në Tiranë, është i nderuar të jetë pranë ekipit të zemrës. 

Korçë – Skënderbe, e njëjta gjë është!

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit