Friday, May 3, 2024
spot_img
HomeAktualitetiNestor Dede: Klithma "fitimtarësh" plot nga kto anë, njerëzit fjalën e fundit...

Nestor Dede: Klithma “fitimtarësh” plot nga kto anë, njerëzit fjalën e fundit akoma se dhanë.

Klithma “fitimtarësh” plot nga kto anë, njerëzit fjalën e fundit akoma se dhanë.

“Zgjedhjet”, në çdo drejtim të bëhen, në komunitet apo parti, grupim apo bashkësi, fatkeqësisht tek ne, nuk kthehen në “Zgjidhje”

Të shumtë gurët në garë – pa filluar u vetshpallen fitimtarë.
Majtas fusha me lule, entuziazëm i paparë. Kërkojnë pushtet për njeriun por kaq vjet jo nuk e panë. Lëndina me levandë nën erërat plot hijeshi përkulen.
Djathtas bubullin e gjëmon, me kaq zhurmë askush nuk i dëgjon. Tradicionalisht, të pa artikuluara premtime në linjë me histori bojkotimesh.
Vërdallë dhe “Garanti ” me gjysmën përkrah. Fletë-pune në dorë por s’po nxjerr më gjë në pah.
Jo ata nuk ishin tre për tu derdhur në bronx, por me garonjës plot që nxitojnë të dëgjohen. Ca me ëndrra plot, ca të tjerë ndjekës nxitojnë të paanshëm të tregohen. Aparat besnik shkëlqen devotshmëri – hallet si zgjidh SPAKU jo më një aparatçi .
Sot një javë e del rezultati. Mbase tek punët kthehemi të gjithë përsëri. Premtimet do kërkojmë të mbahen e do darovisim nga e para, kush për punë e kush për lehtësira, pak rëndësi ka… mjafton në xhep të hyjë e “mira”.
Kur të vijë ditë e llogarisë bashkë fajtorët përgjegjësitë do i lozin ping pong…
Tjetri i lirë do lëvizë përsëri andej nga i kanë paracaktuar.

Nestor Dede_ Athinë

“Zëri i Bashkuar i Emigrantëve”

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments