Monday, August 24, 2026
spot_img
HomeAktualitetiNga 700 mijë € e sekuestruara në Muriqan, te vrasja mafioze e...

Nga 700 mijë € e sekuestruara në Muriqan, te vrasja mafioze e parukierit italian nga Igli Kamberi . Kastrati bashkë me gruan pastronin paratë

Nga 700 mijë € e sekuestruara në Muriqan, te vrasja mafioze e parukierit italian nga Igli Kamberi . Kastrati bashkë me gruan pastronin paratë

Igli Kamberi dhe Ergys Kastrati njihen si dy prej personazheve kryesore të grupit kriminal që u shkatërrua pas një hetimi të përbashkët të SPAK dhe antimafies italiane. Kamberi konsiderohet kreu i grupit kriminal në fushën e pastrimit të parave. Autoritetet italiane, përveç vrasjes së një berberi 24-vjeçar në Itali, e akuzojnë edhe për episode të tjera, ruajtjen e 24 kilogramëve drogë në blloqe në një garazh në zonën industriale të Barlettës, në bashkëpunim me dy italianë, apo edhe për posedim të 11 kilogramëve kokainë, e sekuestruar dhjetorin e kaluar.

Personazh tjetër i rëndësishëm i grupit është Ergys Kastrati alias alias Bishja. Ai rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar prej dy vitesh, si nga autoritetet shqiptare ashtu edhe ato italiane. Forcat speciale e kanë prangosur në një prej rezidencave luksoze të kryeqytetit, afër TEG.

Të dyve por edhe anëtarëve të tjerë të grupit, apo të të lidhurve me ta i janë sekuestruar plot 23 pasuri, me vlerë miliona euro. Mes pasurive të sekuestruara me vendim të Gjykatës së Posaçme pas kërkesës së prokurorëve të SPAK, Vladimir Mara dhe Dritan Prençi, rezultojnë katër biznese, 680 mijë euro cash, 10 llogari bankare dhe 8 automjete.

Lajmin e plotë së bashku me listën e pasurive të sekuestruara e gjeni në ‘Shqiptarja.com’

#spak #operacion #itali

 

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments