Nga Endri Xhafo_Alibeaj nuk ka tërhequr ankimimin për statutin e PD! Çdo lajm tjetër është ‘mashtrim’!
Alibeaj kishte bërë 2 (dy) ankimime në Apel.
I pari për të ankimuar refuzimin e gjykatës për të regjistruar sëbashku ndryshimet e statutit të korrikut 2022, me ato të 18 dhjetorit 2022 (Kuvendi i Bashës).
I dyti për të ankimuar vendimin e gjykatës së shkallës së parë (Zhukri), që regjistroi ndryshimet statutore të dala nga Kuvendi i 11 dhjetorit (i Berishës).
Alibeaj sot ka tërhequr vetëm ankimim e parë, që ishte humbje kohe nëpër procedura. Ankimi i dytë, thelbi i çështjes për PD, MBETET.
Madje Indrit Sefa, përfaqësuesi i Alibeajt, është shprehur sot se gjykata t’i japë zgjidhje kësaj çështjeje përpara zgjedhjeve, për të bërë të mundur regjistrimin në KQZ.
Pra Alibeaj nuk është tërhequr nga asgjë. I vetmi lajm është që ai po kërkon që kjo çështje të zgjidhet sa më shpejt (nëse e ka të sinqertë edhe këtë).
@NewsIn.Al

