Tuesday, December 3, 2024
spot_img
HomeAktualitetiNga kujtimet e Mid'hat Frashërit per Murat Toptanin.

Nga kujtimet e Mid’hat Frashërit per Murat Toptanin.

Nga kujtimet e Mid’hat Frashërit per Murat Toptanin.
“Murat Toptani është një portret i përkryer i tipit analitiko-psikologjik. Gjithçka, edhe tiparet e fytyrës së Murat Toptanit, edhe virtytet e tij si patriot, orator, njeri me humor, edhe aftësitë e tij si piktor, poet, këngëtar, etj jepen nëpërmjet brendësisë së shpirtit të tij, psikologjisë së tij të veçantë. “I hollë, i ligur, fytyrë të kuqe ku qeshin sytë e tij të kaltër… Më të rrallë më ka takuar ta shoh Muratin të zemëruar, të vrenjtur ose serioz. Atëherë mërzia i mirrte një dukje tragjike, ngrinte zërin dhe pandehte njeriu se këta të skuqur dhe të egërsuar s’do t’i kthjellohej më. Po qe shtrëngatë e shkuarshme përnjëherë dhe me një shpejtësi të çuditshme nga mërzia në qeshje e fytyra i zbutesh nën shkëlqimin e syve të kaltër”.
Murat Toptani ka lindur më 13 korrik 1867 në Aka, (Kaukaz) në kohën e internimit të babait-Said Toptanit. Ai ka qenë patriot, atdhetar, ushtarak, poet, publicist, piktor, skulptor si dhe mësues, që punoi shumë për futjen e gjuhës shqipe nëpër shkollat turke. Gjithashtu zotëronte disa gjuhë të huaja si, turqisht, frëngjisht, arabisht, persisht, gjermanisht dhe italisht. Mësimet i filloi në shkollën “Madam Fyrer”, ndërsa studimet e larta i vazhdoi në “Gallata Saraj” të Stambollit. Gjatë vijimit të mësimeve në “Madam Fyres”, pati rastin të njihet me Asijen, vajzën e poetit komëtar Naim Frashërit. Kjo njohje motivoi lindjen e një dashurie të sinqertë në mes Muratit dhe Asijes, ndërsa më vonë me pëlqimin e vëllezërve Frashëri këta dy të rinj u martuan. Lidhjet mes familjes Toptani dhe Frashëri u forcuan edhe më shumë kur Vesimeja, motra e Murat Toptanit, u martua me më të voglin e vëllezërve Frashëri, me Mehmet Frashërin. Më 1912 Murat Toptani ka qenë përfaqësues i Tiranës në Kuvendin e Vlorës, ku firmosi Aktin e Pavarësisë. Murat Toptani njihet si dhe një nga pionerët e skulptures shqiptare, me realizmin e bustit të Skënderbeut. Ai vdiq në Tiranë në vitin 1918.

Ana Qyteti_ Në Korçën tonë

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments