KreuKulturë / ArtNga mithet e Tebës Edipi dhe Sfinksi & Edipi i Verbër, në...

Nga mithet e Tebës Edipi dhe Sfinksi & Edipi i Verbër, në Kolonë./ Ilia.V Ballauri

Nga mithet e Tebës
Edipi dhe Sfinksi & Edipi i Verbër, në Kolonë

… Sfinksi kish kokë gruaje, trup luani, bisht gjarpëri dhe krahë shqiponje dhe pyeste çdo njeri që hynte në Tebë: “Cila qënie që ka vetëm një emër, ka herë-herë dy këmbë, herë-herë tre këmbë, herë-herë katër këmbë dhe sa më tepër këmbë që ka aq më e dobët është?” Gjithkush që pyetej prej saj dhe nuk і jepte përgjigjen e saktë, ajo e shqyente dhe pastaj e gëlltitte. Edipi që sapo kish vrarë Lain, (pa ditur se ky ishte i ati) duke hyrë në Tebë iu përgjigj Sfinksit, “Njeriu!” Sfinksi u mund e për rrjedhojë, u hodh nga maja e malit e u bë copë ndërsa tebianët të gëzuar nga çlirimi prej kësaj qënieje, e shpallën Edipin mbret dhe ai u martua me Jokastën, pa e ditur se ishte nëna e vet …. MITHET VZHDOJNË dhe … kur Edipi e kuptoi se pa dashur ishte fajtor і dy tragjedive (vrasës i të atit dhe bashkëshort i së ëmës) kur hyri në pallat dhe pa Jokastën të varrur prej turpit dhe hidhërimit, ai u vetëverbua duke u shprehur se meritonte vetëm errësirën. Nxori karficat nga tunika e Jokastës dhe і nguli pa mëshirë, në të dy sytë.
Edipi і verbër, duke u endur і dëshpëruar me të bijën, Antigonin, arriti në Kolonë, një vend і nderuar ky, veçanërisht prej athinasve. Këtu Edipi vdiq. Njeriu që pjesën më të madhe të jetës kish qënë і mbuluar prej fatkeqësive, në fund gjeti lumturinë. Perëndia Apollon premtoi se ai, fatkeqi, endacaku pa shtëpi, do të vendosej në një vend ku varri і tij do të bekohej prej perëndive. Mbreti і Athinës, e mori me nderime trupin e plakut të vdekur dhe e varrosi. Varri і tij tani e tutje nuk do të urrehej më por, do të konsiderohej si vënd і respektuar dhe me dhunti bamirësie, për zonat përreth.

Shqipëroi në formë të përmbledhur I.V.B. ©

Ilustrimet:
1. Gustave Moreau 1864, “Edipi dhe Sfinksi”, 1864
2. Antonio Brodowski. 1828. “Antigoni shoqëron të atin, Edipin e verbër në Kolonë”

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit