Friday, January 16, 2026
spot_img
HomeAktualitetiNga nesër vihet në zbatim receta e re për mjekët dhe stomatologët

Nga nesër vihet në zbatim receta e re për mjekët dhe stomatologët

Nga nesër vihet në zbatim receta e re për mjekët dhe stomatologët

Duke filluar nga dita e nesërme, 1 Gusht, receta mjekësore do të vijë në formatin e ri unik. Ky format i ri, të cilin duhet ta vënë në zbatim të gjithë mjekët dhe stomatologët, si në sistemin shëndetësor publik, po ashtu dhe në atë privat, është një risi në mjekësinë shqiptare.

Krahas markës, mjekët do të jenë të detyruar që të shkruajnë dhe emrin gjenerik të ilaçit, për të bërë të mundur kështu që farmacistët të mos abuzojnë si dhe parandalon influencat që bluzat e bardha mund të kenë nga kompani të caktuara farmaceutike.

Udhëzimi i ri u miratua më 11 Korrik nga ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu ndërkohë që do vihet në fuqi ditën e nesërme. Lidhur me këtë vendim së fundmi ka ardhur dhe një reagim nga Presidenti i Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë, Defrim Goma.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments