KreuAktualitetiNga 'Trump', 'Putin' te 'Zelensky', "personazhet" që morën pjesë në edicionin...

Nga ‘Trump’, ‘Putin’ te ‘Zelensky’, “personazhet” që morën pjesë në edicionin e 18-të të karnavaleve në Korçë

Nga Trump, Putin te Zelensky “personazhet” që morën pjesë në edicionin e 18-të të karnavaleve në Korçë

Nga presidenti amerikan Donald Trump, tek Vladimir Putin dhe Volodomyr Zelensky, më shumë se 400 personazhe përcollën mesazhe në Bulevardin ‘Republika’ të Korçës, në parakalimin e edicionit të 18-të të karanavaleve.

Në paradën e mbi 35 trupave pjesëmarrëse, nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Greqia, Mali i Zi, Bullgaria e Polonia, Korça u shndërrua në një skenë mahnitëse ngjyrash, muzikës dhe kostumeve të veçanta.

Kostumet e kuruara deri në detaj, vijnë të frymëzuara nga mitologjia, folklori apo tema bashkëkohore dhe të aktualitetit.

Një fotoalbum me detajet pikante të Karnavaleve u publikua edhe nga kryeministri Edi Rama. Karnavalet e Korçës, të konsideruara tashmë si një ndër ngjarjet më të spikatura të jetës kulturore të qytetit, jo vetëm që ruajnë një traditë të hershme, por edhe forcojnë lidhjet ndërkulturore përmes artit, festës dhe pjesëmarrjes së gjallë të komunitetit.

Organizim i shkëlqyer i Bashkisë Korçë dhe Qëndrës së Artit e Kulturës!

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit