Niko Peleshi: “Mbështetja e aleatit tonë strategjik, SHBA-ve do të vijojë të jetë e pakursyer dhe e pakushtëzuar”
Postimi i ministrit Peleshi në fb:
Mbështetja e aleatit tonë strategjik, SHBA-ve do të vijojë të jetë e pakursyer dhe e pakushtëzuar për përmirësimin e kapaciteteve në përballje me sfidat e kohës.
Me Gjeneral Daniel R. Hokanson, Kreun e Zyrës së Gardës Kombëtare të SHBA, për të rikonfirmuar bashkëpunimin e shkëlqyer në fushën e mbrojtjes dhe njëherësh angazhimin se Shqipëria do të vazhdojë të jetë një partner i besueshëm.

