KreuAktualitetiNiko Peleshi_"Largohem i përmbushur dhe krenar për punën dhe synimet e realizuara....

Niko Peleshi_”Largohem i përmbushur dhe krenar për punën dhe synimet e realizuara. Kam besim se i njëjti angazhim dhe ndjenjë detyre do të vazhdojë me ministrin e ri.

Niko Peleshi_”Largohem i përmbushur dhe krenar për punën dhe synimet e realizuara. Kam besim se i njëjti angazhim dhe ndjenjë detyre do të vazhdojë me ministrin e ri.

Pas pothuaj katër viteve si Ministër i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë, dua të shpreh mirënjohjen time për ekipin ushtarak të FARSH dhe atë civil të kësaj ministrie, puna e të cilëve është themeli i arritjeve të Shqipërisë si pjesë e Aleancës së NATO-s, krah për krah partnerëve tanë strategjikë, SHBA. Nderin dhe privilegjin për të shërbyer për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit të vendit tonë, të besuar nga kryeministri Rama jam munduar ta shpërblej me punë dhe dinjitet.
Është një kënaqësi e madhe të shoh Shqipërinë të renditur ndër vendet e dalluara në NATO për përmbushjen e detyrimeve dhe angazhimeve të saj, duke tejkaluar vende që kanë qenë pjesë e Aleancës më herët dhe më gjatë se ne.

Largohem i përmbushur dhe krenar për punën dhe synimet e realizuara. Kam besim se i njëjti angazhim dhe ndjenjë detyre do të vazhdojë me ministrin e ri.
Suksese dhe punë të mbarë Pirros, i cili jam i bindur që do t’i çojë më tej punët dhe përmbushë me sukses përgjegjësitë e programit tonë qeverisës dhe zotimeve ndaj Aleancës.

Punë të mbarë dhe FALEMINDERIT!

Niko peleshi

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit