Nis gjyqi në themel për SkyEcc, Pëllumb Gjoka nuk shkon në seancë, Altin Dumani jep mesazhin e prerë
Nis gjyqi në themel për SkyEcc, Pëllumb Gjoka nuk shkon në seancë, Altin Dumani jep mesazhin e prerë
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për aplikacionin SKY ECC, nis gjykimi në themel në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) në lidhje me çështjen e shumëpërfolur “Metamorfoza”.
Në seancën e parë nuk është paraqitur biznesmeni Pëllumb Gjoka, i cili është përqafësuar nga avokati Ylli Manjani dhe Gurali Brahimllari.
Avokatët e Gjokës kanë kërkuar që të shtyhet në afatin maksimal për të pritur dhe zbardhjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për legjitimimin e SKY ECC-së.
Në këtë seancë ka qenë i pranishëm dhe prokurori dhe kreu i SPAK, Altin Dumani i cili ka këkruar që të vijojë shqyrtimi gjyqësore dhe viktimat e veprës penale të quhen të njoftuar pasi gjykata ka ezauruar rrugën ligjore.
@NewsIn.Al

