Një 16 vjeçar rom plagoset rëndë gjatë një ndjekje policore në Selanik. Përse duhet qëlluar me armë ndaj një djaloshi vetëm për një mos pagesë?
A nuk vlejnë jetët e romëve sa çdo tjetër?
Në kuadrin e parë, drejtuesi i makinës, djali rom 16 vjeçar shihet duke dalë nga karburanti pa paguar. Në të dytën nëpunësi i karburantit flet me policët që ndodheshin brenda karburantit dhe më pas dalin për ta ndjekur.
Videoja e re ngre pikëpyetje si në njoftimin e EL.AS. nuk permendet qe policia ishte brenda dyqanit . Në veçanti bëhet me dije se punonjësi ka njoftuar punonjësit e policisë së ekipit të DI.AS. të cilët ishin afër pikés.
Njoftimi i EL.AS. deklaron:
“Rreth orës 01.00 të ditës së sotme (05-12-2022) një shtetas i ri – drejtues veture. i një kamioni, ka shkuar në një pikë karburanti në rrugën N. Monastiriou, ku ka mbushur me naftë pa paguar dhe është larguar, sipas një denoncimi të punonjësit, i cili ka njoftuar menjëherë efektivët e ekipit të DI.AS. të cilët ndodheshin pranë vendit të ngjarjes ».
Burime policore në Selanik konfirmuan pas publikimit tëvideove se efektivët e policisë ndodheshin vërtet brenda karburantit pa u sqaruar megjithatë nëse mes tyre ishte edhe ai që qëlloi 16-vjeçarin rom.
Djali 16-vjeçar rom plagoset pasi u ndoq nga policia se nuk paguante benzinën në pikën e karburantit
Është mirë të kujtojmë se në Greqi nuk ka dënim me vdekje.
Aq më tepër, nuk mund të ketë dënim me vdekje për mospagimin e benzinës në një pikë karburanti.
Jo sepse dikush është “ROM” jeta e tij vlen më pak!!!
Guri Haxhillari
@NewsIn.Al

