KreuAktualitetiNjë 66-vjeçar në Korçë do të hetohet në gjendje të lirë pasi...

Një 66-vjeçar në Korçë do të hetohet në gjendje të lirë pasi nuk deklaroi 30 500 euro në pikën kufitare të Kapshticës

Një 66-vjeçar në Korçë do të hetohet në gjendje të lirë pasi nuk deklaroi 30 500 euro në pikën kufitare të Kapshticës

Njoftim i policisë

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë intensifikuar kontrollet për goditjen e paligjshmërive në kufi. Në këtë kuadër, në bashkëpunim me autoritetet doganore, në PKK Kapshticë, në dalje, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin B. S.

Gjatë kontrollit u gjetën 30 500 euro, të cilat ky shtetas po tentonte t’i nxirrte nga Shqipëria, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.          

 Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. S., 66 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.    

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit