KreuAktualitetiNjë atentat me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin...

Një atentat me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Sarandës, ku ka mbetur i plagosur rëndë 50-vjeçari Thimjo Rubati

Detaje nga atentati, i plagosuri në gjendje të rëndë! 50-vjeçari babai i të riut që dhunoi efektivin Mihal Velço një natë më parë

Një atentat me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Sarandës, ku ka mbetur i plagosur rëndë 50-vjeçari Thimjo Rubati alias Sandër Rubati.

Mësohet se Rubati është transportuar fillimisht me urgjencë në Spitalin e Sarandës në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa më pas është nisur drejt Tiranës, pasi dyshohet se ka marrë tre plumba.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se bëhet fjalë për një atentat të organizuar, pasi 50-vjeçari është qëlluar me armë zjarri nga dy persona të maskuar, të cilët dyshohet se lëviznin me një motomjet në lagjen nr. 4 të Sarandës.
Pas të shtënave, autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa Policia ka ngritur pika kontrolli dhe ka blinduar hyrje-daljet e qytetit në përpjekje për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Thimjo Rubati rezulton një person me precedentë të shumtë penalë. Ai është i skeduar më herët për vepra penale që lidhen me trafik klandestinësh, kontrabandë, armëmbajtje pa leje, si dhe trafik të mjeteve motorike.

@NewsIn.Al

 

NewsIn Al
NewsIn Alhttps://newsin.al
NewsIn Al është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit