Tuesday, April 21, 2026
spot_img
HomeAktualiteti"Një Besimtar, nuk indoktrinon dhe nuk flet në emër të zotit për...

“Një Besimtar, nuk indoktrinon dhe nuk flet në emër të zotit për të përhapur bindje aq më tepër ekstremiste”/Reagon gazetaria Megi Latifi.

Një Besimtar, nuk indoktrinon dhe nuk flet në emër të zotit për të përhapur bindje aq më tepër ekstremiste.

Megi Latifi

Është bërë shumë e thjeshtë, kohëve të fundit që të hapësh rrjete sociale dhe të gjesh një ‘Hoxhë’ që të jep mend dhe të mëson disa rregulla ose shumë rregulla. Është bërë shumë normale që ata të të udhëzojnë, të të mësojnë se çfarë është mirë dhe se çfarë është gabim.

Ndërkohë edhe më e udhës është bërë që të ftohen në programe televizive dhe po aty, të japin direktiva se çfarë është jeta, si duhet të martohesh, si nuk duhet të martohesh etj.

Këta njerëz, ngrihen dhe flasin në emër të zotit. Burri duhet të ketë disa gra, burri mund të martohet si të dojë, me këtë dojë, madje kjo gjë duhet të bëhet në emër të zotit. Disa prej këtyre madje shprehen burri ose duhet të ketë disa gra ose asnjë.

A do marrë dikush masa për këta njerëz që hedhin ide, bindje dhe i përhapin ato, të cilat janë ekstremiste dhe shqetësuese?

Mjeku i cili ka abuzuar me vajzën “14” apo “16” vjeç nuk është as i pari dhe fatkeqësisht as ifundit.
Në fshatra të shqipërisë, ka akoma familje që i martojnë vajzat po aq me moshë. I sajojnë, i heqin qafe, nuk i dërgojnë e shkollë etj. Ato shkojnë tek burri për të bërë punët e shtëpisë dhe për të bërë fëmijë! Këto janë probleme që i kanë rrënjët shumë të tella , dhe jo vetëm tek feja por tek familja shqiptare.

Mjaft i dhatë atij njeriu karakter fetar në këtë çështje sepse ai dhe 90% e Hoxhallarëve në shqiperi janë të paditur dhe nuk kanë lidhje me fenë. Janë burra tipike shqiptarë të prapambetur të cilëve ju vjen për mbarë ky radikalizëm sepse të tillë janë. Nuk ka ndonjë dallim të madh nëse je Hoxhë dhe ti do jesh njeri i zotit përkundrazi.

Një besimtar nuk e brohoret fenë e tij si mekanizëm për të bërë me mirë apo për tu dukur më mirë. Një besimtar beson për tu bërë një njeri me i mirë,për tu përmirësuar, për tu lidhur me krijuesin, për të respektuar etj.

Një Besimtar nuk dëgjon kurrë mendime radikale të mykura nga besimtare që kanë hapur shoqata e në emër te fese marrin miliona lekë.
Një Besimtar ulet dhe lexon libra të shenjtë dhe ato të përkthyera me mençuri nga njerëz të ditur sepse është një fije e hollë e ndan radikalizimin nga feja dhe besimi në të .

Nuk mund të presim që të bëjmë një gjyq moral të madh publik, dhe këtë gjë ta bëjmë në emër të fesë dhe mbi këtë gjë të trajtojmë fenomenin.
Fillimisht duhet të merremi me kush flet çfarë në emër të fesë , kush indoktrinon kë dhe njëherësh të merremi me familjen.
Prindërit e asaj vajze kanë qenë në dijeni para shumë kohësh dhe janë përpjekur ta ndalojnë. Pra, prindërit e saj kanë fshehur një krim. Mjeku mund të ishte çmendur, mund të ishte një djall i vërtetë por prindërit e saj jo. A me thotë dot dikush pse prindërit e saj priten kaq gjatë ?

Per çfarë? Pse kaq vite ? Pse pritën që t’ia linin në dorë atij burri vajzën për kaq kohë ?
Prindërit janë fajtoret më të mëdhenj të kësaj historie.

Një Besimtar në fund të ditës, mund të jetë një vrasës që është penduar dhe gjen mbështetje tek besimi, një i droguar që e përdor fenë si mekanizëm për tu përmirësuar, një e përdalë që i falet krijuesit për bëmat e saj. Pra një Besimtar mund të jetë çdo njeri i kësaj toke, mjaft i veshët karakter automik dikujt që merret me Fe.

Një Beismtar, nuk indoktrinon dhe nuk flet në emër të zotit për të përhapur bindje aq më tepër ekstremiste.

Ky burrë dhe këto gra që ndërtuan këtë gjullurdi janë thjesht mektar injorante të kësaj dynjaje e cila përpiqet ti mbajë të gjithë, zgjidhni ju t’i dalloni dhe të kuptoni se më kë keni të bënëi.

Kurrësesi feja nuk duhet të jetë objekt diskutimi për të qenë njeriu më i mirë, më i ndërgjegjshëm etj. Ai e perdori fenë sepse ishte psikopat jo sepse ishte besimtar.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments