KreuAktualitetiNjë bijë e thjeshtë Korçe u ngjit në qiell...

Një bijë e thjeshtë Korçe u ngjit në qiell…

Një bijë e thjeshtë Korçe u ngjit në qiell Të gjithë shkruajmë për njerëzit pasi ata ikin nga kjo jetë sidomos për njerëzit me emër dhe askush ose shumë pak kujtohen për njerëzit e thjeshtë, ata të cilët ndërtojnë pa zhurmë përditshmërinë e tyre. Sot do të shkruaj disa fjalë që më erdhën natyrshëm për një bijë të thjeshtë Korçe. Ajo si gjithë fëmijët kur lindin duhet të këtë qarë por në ikje as nuk psherëtiu nga meraku që mos shqetësonte fëmijët e saj. Ajo ishte një vajzë e thjeshtë, kokë ulur, pa fjalë shumë dhe e respektuar. Unë kam pasur kënaqësinë të punoj me babanë e saj Shkëlqimin, mamanë e saj Ritën dhe fati e solli që të punoj edhe me të. Një çift prindërish model, anëtarë aktivë të komunitetit që patën një vajzë si Senjola. Tek ajo reflektonin tiparet dhe sjellja e tyre, mbi të gjitha njerëzillëku, ndershmëria, korrektësia në familje, shoqëri, punë dhe jetë. Jeta u tregua e padrejtë me babanë e saj Shkëlqimin i cili iku para kohe nga kjo jetë. Jeta e hodhi shumë shpejt në dallgët e saj duke mos pasur komoditetin e të pasurit pranë të babait në momente mjaft të rëndësishme por mamaja e saj Rita u kujdes si mama dhe baba për rritjen dhe shkollimin e saj. Jeta e bëri të fortë. I fitoi të gjitha betejat tek ndeshej me të shkollën, punën, familjen duke krijuar një familje të mrekullueshme me dy fëmijë të mrekullueshëm dhe Nikolinin në krah i cili i qëndroi si rrallë kush në krah duke bërë çdo përpjekje madje edhe përtej mundësive deri në fund. I fitoi të gjitha betejat por nuk fitoi atë me sëmundjen e cila e mundi. E kaloi gjithë kohën që ishte e sëmurë me qetësi duke ju përkushtuar më tepër familjes sidomos fëmijëve që ishin drita e syve të saj. Do ta këtë dashur aq shumë babai i saj Shkëlqimi sa e morri pranë vetes në qiell. Përkujdesjen ndaj fëmijëve të saj do ta vazhdojë duke i përkëdhelur lart nga qielli duke ju ndriçuar rrugën e jetës! Lamtumirë Senjola Azisllari Drabo!

Petrika Tollkuçi

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit