KreuKulturë / ArtNjë fjalë e urtë popullore thotë : “Prej barit të thatë, digjet...

Një fjalë e urtë popullore thotë : “Prej barit të thatë, digjet edhe i njomi”.

Një fjalë e urtë popullore thotë : “Prej barit të thatë, digjet edhe i njomi”.

JO TE GJITHE FUTEN NE NJE ” KALLEP” VLERESIMI !

Një djalë shqiptar kishte shkuar me studime në Itali. Ai punonte deri vonë në mënyrë që të përballonte shpenzimet e veta dhe të mos i rëndonte prindërit. Në mbrëmje kur po kthehej nga puna, një vajzë italiane i tha: Të lutem, a mund të më shoqërosh sa të shkoj në stacionin e trenit sepse kam frikë në këtë orë të natës? Edhe pse i rraskapitur, djali pranoi dhe i tha, “Sigurisht zonjushë!”

Vajza po mundohej të hapte një bisedë me të, por ai ishte aq i lodhur sa që nuk po i kthente përgjigje. Gjithsesi, detyrën e shoqëruesit po e bënte më së miri.
Kur u afruan tek stacioni, vajza e falenderoi duke i thënë: Faleminderit shumë dhe shyqyr që qëllove, Italia është mbushur plot me Shqiptarë dhe ke frikë të lëvizësh vetëm natën. Këtë herë djali e theu heshtjen dhe i tha:
Zonjushë e nderuar, edhe unë shqiptar jam, por siç e pe dhe vetë, nuk të bëra gjë!

MËSIMI :
Një fjalë e urtë popullore thotë : “Prej barit të thatë, digjet edhe i njomi”.

Rovena Klejo_ NË Korçën tonë

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit