KreuAktualitetiNjë luftë “pa fillim e fund”… koha që errësira “të bind” se...

Një luftë “pa fillim e fund”… koha që errësira “të bind” se ka fituar!/Gjergj Zefi

Një luftë “pa fillim e fund”… koha që errësira “të bind” se ka fituar!

Përditë,
Po e dëgjoj erën e luftës,
Piskamën ndjellakeqe
Që i kërcënohet njerëzimit
Si një hije e murrme…
Përditë,
udhëheqës të vegjël
me ego të mëdha,
luajnë si fëmijët
me fatin e botës,
pa e ditur se historia
është libri ku shkruhen
gabimet dhe pendesat
e një qytetërimi
që po humbet
rrugën.
Dhe ne,
si dëshmitarë të heshtur,
presim në ankth
e pyesim vetëveten;
mos vallë, kjo është koha
që errësira të na bindë,
Se ka fituar…

gjergj zefi

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit