KreuAktualitetiNjë mirënjohje për Endri Fifon mësuesin, këngëtarin dhe krenarinë e Devollit

Një mirënjohje për Endri Fifon mësuesin, këngëtarin dhe krenarinë e Devollit

Një mirënjohje për Endri Fifon mësuesin, këngëtarin dhe krenarinë e Devollit i cili juridikisht del në pension.

Ne sot nderojmë jo vetëm një profesionist të përkushtuar tonin, por edhe një njeri që i ka dhënë zë dhe zemër krahinës sonë të dashur.

Ai nuk ka qenë thjesht një mësues apo këngëtar, por ka shërbyer mbi të gjitha si një urë mes brezave, si një zë i pastër i tabanit popullor, dhe një kujtesë e gjallë e Devollit tonë.

Me zërin e tij, është kënduar gëzimi i krahinës dhe është ruajtur ndjeshmëria e saj e gdhendur brezash.

Me fjalën e tij, janë rritur me dije dhe respekt qindra nxënës që sot

Me shpirtin e tij, është shkruar një kapitull i bukur i identitetit tonë.

Të falënderojmë, Endri, për gjithçka na ke dhënë, në skenë, në shkollë dhe në jetën e përditshme të komunitetit.

Trashëgimia jote nuk del në pension, ajo jeton, këndohet dhe trashëgohet.

Gëzofsh vitet që vijnë me të njëjtën dashuri që na ke dhuruar ndër vite!

Devolli im

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit