Sot kujtojmë me respekt një nga emrat më të dashur të futbollit shqiptar – Arben Mingën (16 mars 1959 – 30 janar 2007).🇦🇱🕊️
Një lojtar me shpirt luftëtari, që la gjurmë të pashlyeshme në fushën e blertë, duke mbrojtur me krenari fanellën bardheblu dhe duke nderuar me pasion fanellën kuqezi të Kombëtares së Shqipërisë.
Arben Minga nuk ishte vetëm një futbollist i talentuar, por një simbol përkushtimi, force dhe dashurie për sportin.
Emri i tij mbetet i gdhendur në historinë e futbollit shqiptar dhe në zemrat e çdo sportdashësi.
Kujtimi i tij do të jetojë gjithmonë mes nesh.🇦🇱🕊️
Ndonëse nuk luajti asnjëherë me Skënderbeun, Korça e ka pasur gjithmonë në zemër Arben Mingën!


@NewsIn.Al
