KreuAktualitetiNjë pyetje, në pamje të parë e cekët dhe e çuditshme, u...

Një pyetje, në pamje të parë e cekët dhe e çuditshme, u bë në një nga turet turistike. Përse në skulpturat e antikitetit shikojmë gjithmonë penis të vogël?!

Pyetja vulgare! / Armand Zoga

Një pyetje, në pamje të parë e cekët dhe e çuditshme, u bë në një nga turet turistike. Përse në skulpturat e antikitetit shikojmë gjithmonë penis të vogël?!

E spjegon më poshtë Angelo, guidë turistike tek “ Milano segreta “

Koncepti i bukurisë mashkullore ishte krejt ndryshe nga ajo që ne nënkuptojmë sot. Sot në fakt, një penis i madh shihet si sinonim i gjallërisë, forcës, pjellorisë, një element që na bën krenarë. Sa më i madh është penisi, sot, aq më shumë të jep idenë e fuqisë, pjellorisë, bollëkut.
Në antikitet, penisët e mëdhenj binjakëzoheshin me forcën e keqe të epshit, ata që kishin një të tillë ishin njerëzit budallenj, me instikte të ulëta, gati kafshërore, jo civile.
“ Mendimtarët e mëdhenj, intelektualët, filozofët,zotat etj që mund ti shohim të shpërndarë në muzetë e të gjthë botës, paraqiten me pension e vogël, në pozicion qetësie, si vërtetim që kanë një kontroll mbi vetveten, janë në gjendje të kenë një llogjikë të ftohtë dhe nuk lejojnë të komandohen nga instiktet dhe pasionet. Idea e njeriut ishte rracionale, e qartë, autoritare, e ekuilibruar, për këtë arsye nuk ka kuptim që ta kenë penisin të madh në status, sepse do të dukej qesharake, groteske. Në të kundërt, një penis i madh simbolizonte pa mundësinë për të komanduar impulset dhe të mos rreagimit me inteligjencë dhe vendosmëri. Jo rastësisht satirët ( qëniet mitike gjysëm njeri gjysëm dhi të dedikuar epshit të egër) e plot të tjera tipologji njerëzish jo “ idealë” përshkruheshin me penis të madh, jo rrallë edhe të fryrë.
Mendoni Priapon, i pikturuar me një penis të stërmadh. Priapo përfaqëson erosin e egêr, instiktiv,atë që mendja rracionale ishte munduar shumë ta dominonte , jo thjeshtë si seks por edhe si liri e të perceptuarit të ndjenjave të vetvetes. Priapon , në fakt, u përzu nga Olimpi sepse ishte i pangopur në kënaqësi. I dehur ai tentoi të përdhunonte Zoten Vesta.
Në thelb,përfundon Angelo, të kishe një penis të madh do të thoshte se ishe budalla.

Përshtatje nga italishtja Armand Zoga!

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit