KreuAktualitetiNjë shoqëri matet me mënyrën se si kujdeset për më të brishtët...

Një shoqëri matet me mënyrën se si kujdeset për më të brishtët e saj. Dhe çdo fëmijë meriton dashuri/ Florinda Zegullaj

Komunikim qytetar midis zonjash të nderuara, për kujdesin e vazhdueshëm ndaj fëmijëve me autizëm!

 

Florinda zegullaj

Prefekte e Qarkut Korçë

Rrugët tona u kryqëzuan si nëna të fëmijëve me autizëm, në një udhëtim ku shpesh ka sfida, pyetje dhe lodhje, por edhe dashuri të pafundme dhe shpresë. Në këtë rrugëtim kemi mbajtur njëra-tjetrën fort, kemi ndarë dhimbje, lutje, gëzime të vogla dhe shumë kurajë për të mos u dorëzuar.

Këto histori nuk janë vetëm personale. Ato janë një thirrje për më shumë mirëkuptim, për më shumë solidaritet dhe për më shumë mbështetje ndaj familjeve që çdo ditë bëjnë gjithçka për fëmijët e tyre.

Në detyrën time si Prefekte e Qarkut Korçë, e ndiej edhe më shumë përgjegjësinë që zëri i këtyre familjeve të dëgjohet dhe që institucionet të jenë gjithmonë më pranë tyre.

Sepse një shoqëri matet me mënyrën se si kujdeset për më të brishtët e saj. Dhe çdo fëmijë meriton dashuri, respekt dhe një shans të barabartë për të ndërtuar të ardhmen e vet!

Faleminderit për miqësinë, për forcën dhe për këtë rrugëtim që vazhdojmë ta bëjmë bashkë. 🤍

Eva Tase Ropi

“Rrugët tona u kryqëzuan duke ecur në të njëjtën udhë… në të njëjtat shqetësime, në të njëjtat lutje, të dyja të bekuara me fëmijë autikë.
Në këtë rrugëtim jo gjithmonë të lehtë, gjetëm tek njëra-tjetra forcën për të mos u dorëzuar.
Kemi qarë bashkë, kemi qeshur bashkë dhe kemi mbajtur njëra-tjetrën fort kur zemra na rëndonte.
Vendosëm që mbi çdo gjë të vendosim fëmijët tanë dhe të ecim përpara me dinjitet, duke sfiduar çdo paragjykim e çdo pengesë.
Sot ti mban një detyrë të madhe si Prefekte.
Por unë e di se përtej çdo përgjegjësie, zemra jote do të rrahë fort për një kauzë që e njohim të dyja: për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe për familjet që luftojnë çdo ditë për ta.
Unë do të jem pranë teje, si gjithmonë – si mikeshë, si bashkudhëtare në këtë mision, si një dorë e ngrohtë mbështetjeje – që së bashku të bëjmë më të mirën jo vetëm për fëmijët tanë, por për çdo fëmijë që ka nevojë për dashuri, mirëkuptim dhe një shans të barabartë në jetë.”

 

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit