KreuAktualitetiNjë shqiptar vret pronarin 38 vjeçar të lokalit në Gjermani

Një shqiptar vret pronarin 38 vjeçar të lokalit në Gjermani

Një shqiptar vret pronarin 38 vjeçar të lokalit në Gjermani

Një vrasje me armë zjarri ka tronditur qytetin e Duseldorfit në Gjermani. Krimi i dhunshëm ka ndodhur para një restoranti në qendër të qytetit në Duseldorf.

Sipas informacioneve, pronari 38-vjeçar i një lokali në Herzogstraße në lagjen Friedrichstadt ka debatuar me një shqiptar 52-vjecar. Dy personat mësohet se kanë dalë jashtë restorantit për të zgjidhur debatin. Por debati i tyre u përshkallëzua deri në pikën ku shqiptari ka nxjerrë papritur armën dhe ka qëlluar disa herë viktimën.

Autori thuhet se është kthyer në lokal më pas. Mësohet se ai ka kërcënuar klientët e tjerë atje.

Akoma nuk dihet arsyeja e krimit.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit