Friday, January 16, 2026
spot_img
HomeAktualitetiNjë skandal i rëndë i 'Reformës në Drejtësi', është konsumuar në fund të...

Një skandal i rëndë i ‘Reformës në Drejtësi’, është konsumuar në fund të korrikut të vitit 2025. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED)

Një skandal i rëndë i ‘Reformës në Drejtësi’, është konsumuar në fund të korrikut të vitit 2025. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), një strukturë nën drejtimin, por edhe kontrollin e plotë të kryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ka lejuar kandididimin e Genta Bungo (Tafa) për në Gjykatën Kushtetues, megjithëse ajo rezultoi me probleme të theksuara në kriterin e pasurisë.
‘Boldnews.al’ mëson se relatorja që shqyrtoi kriteret e Genta Bungos, gjyqtarja e Apelit Enkela Vlora (Bajo), ka paraqitur para kolegëve të saj në KED relacionin me konkluzionin për përjashtimin e kandidates nga gara për në Kushtetuese, për shkak se nuk justifikonte pasurinë me burime të ligjshme. Por, një ‘manovër’, që duket më shumë politike se sa ligjore, ka lëvizur balancat brenda Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, duke anuar peshoren në favor të Genta Bungo (Tafës). Në datën 28 Korrik 2025, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi njoftoi publikisht ‘…Lejimin e kandidimit të znj. Genta Tafa në vendin vakant për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, shpallur nga Gjykata e Lartë e Shqipërisë në datën 11.12.2024’. Genta Bungo Tafa është një prej kandidatëve për plotësimin e vakancës së krijuar nga përfundimi i mandatit të gjyqtares dhe njëkohësisht kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj. Vendimi për kualifikimin e saj u miratua, pasi Këshilli i Emërimeve në Drejtësi shtyu dy herë mbledhjen për vlerësimin e saj. Këto shtyrje krijonin përshtypjen se diçka nuk shkonte me Genta Bungon Tafën. Por, pas dy mbledhjeve të dështuara, anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, vetëm në mbledhjen e tretë radhazi, në 28 korrik, arritën të gjenin “mënyrën” për të kualifikuar emrin e Genta Bungos. Venndimi i plotë dhe i argumentuar ende nuk është zbardhur, për shkak se anëtarët e Këshillit të Emërimit në Drejtësi, si pjesë e trupës gjyqësore, u larguan për pushimet vjetore të muajit Gusht. Përjashtimi i Genta Bungo Tafa nga gara për në Gjykatën Kushtetuese për shkak të kriterit të pasurisë, do të përbënte një njollë shumë të rëndë në integritetin e institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë.

@NewsIn. Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments