Një tjetër histori suksesi me rrënjë në Korçë!
Shkëputur nga Faqja zyrtare e Kryetarit të Bashkisë Korçë Sotiraq Filo:
Dr. Kozeta Miliku, e lindur në qytetin tonë, është përzgjedhur nga gazeta prestigjioze The Globe and Mail si një nga pesë shkencëtaret më premtuese në Kanada, pjesë e listës “Next Generation of Researchers”. Një vlerësim që i jep zë punës kërkimore me ndikim në shëndetin dhe mirëqenien publike.
E diplomuar në Epidemiologji Klinike në Erasmus University në Holandë dhe aktualisht pedagoge në Universitetin e Torontos, Dr. Miliku është një nga figurat më të rëndësishme në studimin kombëtar CHILD Cohort Study. Kërkimet e saj mbi ndikimin e ushqimeve ultra të përpunuara në shëndetin e fëmijëve po sjellin ndryshime në politikat ushqimore në Kanada.
Krenarë për këtë bijë të Korçës, që me punë, pasion dhe përkushtim po shkëlqen në një nga fushat më të rëndësishme për të ardhmen e shoqërisë.
@NewsIn.Al

