Dimri ishte në të dalë , kur pa pritur si oshetimë mes malesh një fjalë, ngriu gjithshka. Pandemia- në sytë e njerëzve shqetësimi shihej qartë. Çdo ditë e më pak njerëz i shihje rrugëve, bota dhe industria po dukej sikur ngadalë ,ngadalë paralizohej. Por pranvera e brishtë nuk u tremb ajo, ashtu e heshtur dhe pa shumë zhurmë vinte si nje nuse e stolisur plot ngjyra e aroma, e sa më shumë ajo harbohej kaq më shume frikë shihje ne sytë e njerëzve, kesaj rradhe ishim ne që u bemë njësh me kafshët tona shtëpijake, kur çudia nuk fshihej as nga sytë e tyre të lumtur nga prania e njerëzve në shtëpi, dukej sikur thoshin ç’patët përse jeni këtu, nuk keni punë ,apo po ju pëlqen kafazi ynë. Të heshtur si gjithmonë përpiqen të tërheqin vëmendjen, ashtu si pranvera ,që shtrihej dalë e ngadalë ,kudo, e pastër dhe plot cicërima, po po cicërima, nga ato që në qytetet e medha kishin kohë që kishin humbur, por ato ishin aty te strukura aty thellë në kujtesë,në femijerinë tonë.
Kisha shumë kohë, që te shijoja natyren e mëngjezet e pastër të mbushura me cicërima me qetësi, kesaj rradhe njeriu nuk ish zot i botes ,por asgjë më shumë se sa një pjesë e vogël e saj, i pafuqishëm për ti bërë ballë frikës së vdekjes, jo këtë askush nuk mund ta pranojë .Gjithësesi kjo pranverë ndryshe diçka tregoi, mjerë kush nuk mundi të kuptojë.
