Një vit më pas, kujtese …
Gazetaria nuk mund të heshtë kurrë: ky është virtyti dhe faji i saj më i madh / Anila Hoxha
1) A e mbani mend qe pas sulmit ndaj medias Top Channel , ndodhur nje vit me pare autoritetet kane dhene dhjetra deklarata duke premtuar se jane fare prane afer zbardhjes?
Deri tani genjeshtra !
E verteta eshte se atentati terrorist, i pari i ketij lloji ndaj nje mediaje ne vend dhe i klasifikuar keshtu zyrtarisht, ende nuk ka autore konkrete .
Pra , nuk ka asnje te akuzuar zyrtarisht.
Dhe nje krim i pazbardhur ndaj medias , eshte nje plumb i pa shkrepur ende ne trupin e cdo gazetari, cdo punonjesi te medias.
2) A e mbani mend se pas vrasjes se Pal Koles nga njeri prej plumbave te nxjerre nga armet kallashnikov, fillimisht autoritetet tentuan te fusnin ne rruge qorre hetimin. Pak ore pas ngjarjes hodhen versionin jo zyrtar se mund te kishte lidhje me konfliktet private te viktimes.
48 ore me pas u pranua qe po genjenin !!
E verteta e pranuar: u zbrazen arme ne seline qendrore te Top Channel, ne nje institucion ku punohet pandeprere .
Ku u vra njeri nder ne, dhe shume te tjere u rrezikuan
3 ) A e mbani mend shperblimin prej 100 mije euro per kedo qe ka informacion per autoret?
Vazhdon te jete ne fuqi .
E verteta eshte se pak shprese ka qe dikush qe mund te kete nje copez informacioni te kuptoje se u qellua me arme zjarri edhe ndaj te vertetes se tij, te marre telefonin dhe te tregoje nje gjurme .
Kane nje vit qe perserisin per proven e ADN derguar partnereve e agjensive te huaja, por e verteta eshte se ende asgje konkrete
Kane nje vit qe perseritet per dike qe foli, tha , i thane e me te thene , do te thote se i kane thene. Por askush nen akuze per sulmin e armatosur te nje viti me pare ndaj TCH ku u vra Pal Kola.
4). Nje akt terrorist , imtesisht i sofistikuar . Per te mbjelle friken e per te sjelle heshtjen , qe sic e quajne eskpertet e komunikimit shkakton chilling efect.
Sidoqofte , koha ka treguar se askush nuk ja ka dale mbane te vrase nje media.
Top Channel eshte mision !
Sepse Henry Anatole Grunwald shkruante : Gazetaria nuk mund të heshtë kurrë: ky është virtyti dhe faji i saj më i madh
Anila Hoxha
![]()
![]()
@NewsIn.Al


