Wednesday, June 18, 2025
spot_img
HomeAktualitetiNuredin Dumani fundosi Troplinët: Visi i Pojës numri dy i tyre, është...

Nuredin Dumani fundosi Troplinët: Visi i Pojës numri dy i tyre, është negociator i mirë për heroinë

Nuredin Dumani fundosi Troplinët: Visi i Pojës numri dy i tyre, është negociator i mirë për heroinë

Nuredin Dumani duket se ka qenë “çelësi” i operacionit të jashtëzakonshëm të realizuar nga drejtësia shqiptare, SPAK në bashkëpunim me antimafian italiane. I penduari I drejtësisë ka ndihmuar autoritetet shqiptare dhe italiane të zbardhin një prej rrjeteve më të mëdha të trafikut të drogës me qendër në Durrës.

Në dëshminë e tij para Prokurorëve të Antimafias italiane dhe autoriteteve shqiptare, Dumani ka identifikuar Elvis Doci, i njohur në botën e krimit si “Visi i Pojës”, si një nga figurat më të rëndësishme të trafikut të heroinës dhe më vonë të kokainës në Shqipëri dhe më gjerë. Ai e përshkruan Docin si “negociator shumë të aftë”, i lidhur ngushtë me klanin Troplini, konkretisht me Xhevdet Troplinin, një emër me peshë në Durrës.

“Nuk ka asnjë tjetër që njihet si Visi i Pojës”, – ka deklaruar Dumani gjatë një prej seancave të marrjes në pyetje. Sipas tij, grupi i Docit ka qenë ndër më të fuqishmit në Durrës gjatë viteve 2010–2013, duke dominuar tregun e heroinës, ndërsa nga viti 2013, e gjithë struktura është zhvendosur drejt trafikut të kokainës me sasi që shkojnë deri në “tonelata”.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments