KreuKulturë / Art"O Zot mbetur pa Zot, si njeriu pa njeri Më thuaj çfarë...

“O Zot mbetur pa Zot, si njeriu pa njeri Më thuaj çfarë mos bëj, çfarë të bëj më thuaj”/Edmond Shallvari!

Përshëndetje mëngjesore dhe javore me dy poezi!

Na thonë…

Na thonë e çfarë nuk na thonë
Të luajmë me jetën si me cingla
Si me loj’ luftrash fëminisë sonë
Dhe pas përrallës, ëndërr me princa

Për t’u zgjuar të thinjur në shpirt
Rrudhosur në çdo pjesë të vetes
Ku normale është çdo çmenduri
Dhe çmenduri çdo normale e jetës

Na thonë e çfarë nuk na thonë
Me gjuhë engjëjsh dhe djajsh
Kurse ne kryqëzuar ëndërrojmë
Të ringjallemi një ditë pa Ata

@Edmond-Andrea Shallvari

SEPSE…

Nëse thërras i bëj qejfin botës shurdhamane
Botës indiferente i bëj qejfin nëse hesht
Nëse flas i bëj qejfin botës llafazane
Botës qesharake i bëj qejfin nëse qesh

O Zot mbetur pa Zot, si njeriu pa njeri
Më thuaj çfarë mos bëj, çfarë të bëj më thuaj!
Sepse gjithçka që bëj, ma ç’bëjnë marrëzisht
Sepse gjithçka që s’bëj, ma lënë në derë mua

@Edmond-Andrea Shallvari

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit