Thursday, November 7, 2024
spot_img
HomeKulture / Art"O ZOT MË TREMBIN KËTA MERMERË"/ Nga Skënder Rusi

“O ZOT MË TREMBIN KËTA MERMERË”/ Nga Skënder Rusi

O ZOT MË TREMBIN KËTA MERMERË

Zoti të solli ty në këtë botë,
Që ti të më sjellësh mua!
Çdo mëngjes që lind është i errët,
Pa u prekur nga duart e tua!

Të janë shtrembëruar gishtat,
Aq sa nuk i fut dot në unazë,
Ti ke pasur duart më të bukura,
Kur ke qenë vajzë!

E dashur nënë!
Tani që s’të kam,
Më duhesh më shumë,
Lermë dy fjalë të të them,
Ato s’janë fjalë,ato janë unë,
Dhe unë nuk di se ç’më dhemb!

Se nuk kam erdhur ka kohë tek ti,
S’të kam sjellë lule,
S’të kam ndezur qirinj,
O Zot më trembin këta mermerë,
Nga sipër të bardhë,
Nga brenda të zinj!

E shtrenjta nënë,
Unë jam bërë një djalë i keq,
Mund të të thyhem në dorë si qelq!

Skënder Rusi

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments