Odiseas Elitis
(02.11.1911-18.03.1996)
Poeti grek, fitues i Nobelit ne 18 tetor 1979, u surprizua kur e njoftuan, sepse ishte hera e pare atë vit qe ishte propozuar per kete Cmim. Gjithashtu, ndryshe nga shume shkrimtare e poete te tjere te njohur, poezia e tij nuk ishte perkthyer ne suedisht, por me sa kam lexuar, nje liber i tij ishte perkthyer ne gjuhen frenge.
Ne motivacionin e Akademise Suedeze te Nobelit theksohet:
“Për poezinë e tij, e cila në sfondin e traditës greke tregon me fuqi sensuale dhe depërtim të lartë shpirtëror, luftën e njeriut modern për liri dhe krijim ”.
Po sjell intervisten e tij, fill pasi u njoh per marrjen e Nobelit.
Siç e kuptoni, është shumë e natyrshme që vendimi i Akademisë Suedeze më ka emocionuar.
E dija që kandidatura ime ishte nominuar për herë të parë këtë vit, por nuk mendova se kisha shumë shans për t’u shpërblyer me çmimin Nobel.
Dhe kjo sepse kisha dëgjuar zëra për Nobelin, se duhen shumë vite përgatitje, lidhje, njohje, domethënë gjëra që janë të papërshtatshme për mua dhe krejtësisht të papajtueshme me karakterin tim.
Por gjithë kjo dëshmon që është një mit. Dhe uroj që kjo të jetë një lloj mësimi për të rinjtë, që për sa kohë ata bëjnë punën e tyre siç duhet, një ditë puna e tyre e palodhur do të shpërblehet.
Unë besoj se me vendimin e këtij viti, Akademia Suedeze donte të nderonte në personin tim të gjithë poezinë bashkëkohore greke pas Jorgos Seferis, e cila është me të vërtetë në një nivel shumë të lartë.
Me fjalë të tjera, Akademia Suedeze donte të tërhiqte vëmendjen e opinionit publik botëror në faktin se poezia greke, në tërësi, ka traditën më të vjetër, pasi që nga Homeri e deri më sot ajo nuk është ndalur kurrë.
Kjo është arsyeja pse çmimi nuk është ekskluzivisht i imi, ai i përket të gjithëve. Gëzimi im është se në këtë mënyrë unë kam qenë në gjendje t’i ofroj një shërbim vendit tim.”( E.Shallvari)
Vetё e qeverisa – pikёllimin tim
Vetё kolonizova – majin e braktisur
Gjithё kundёrmimet – vetё nё gji i mblodha
Nё arat e djera – me Alkionidet
Ushqeva luleverdhat – kodrinat kullota
Mbi shkretinё qёllova – me ngjyrë tё kuqe!
Thashё: s’do jetё plaga – mё e thellё se klithma
Dhe padrejtёsia – më e drejtё se gjaku!
Odiseas Elitis (1911-1996)
Çmimi Nobёl pёr letёrsinё 1979
#Viki Jano