Operacion i suksesshëm i policisë në Durrës. Arrestohen 15 vetë të akuzuar për vrasje.
Policia e Durrësit, ka dalë me një deklaratë për mediat lidhur me operacionin e zhvilluar në Durrës ku mbetën të arrestuar 15 persona.
Drejtori i Policisë Durrës Skënder Hitaj tha se të arrestuarit akuzohen për vrasje të kryer për llogari të grupit të strukturuar kriminal.
“U finalizua operacioni “Porositësi” ku u arrestuan në flagrancë shtetasit: Gentian Beqiraj, Indrit Beqiraj, F.B, P.H, I.H, A.D, F.M, B.E, G.Sh, G.D, A.H, H.F, A.L, A.C, punonjes ushtarak, si dhe u referuan materialet per I.F i arrestuar me pare ne operacionin Golden Bullet.
U referuan materiale dhe për shtetasin K.N aktualisht i arrestuar në Belgjikë”,-njofton policia
Finalizohet operacioni policor i koduar “Porositësi”.
Zbardhen një seri ngjarjesh të rënda kriminale, të ndodhura më parë.
Arrestohen në flagrancë 14 shtetas, shpallen në kërkim 5 shtetas të tjerë.
Të implikuar në ngjarjet kriminale, një shtetas i arrestuar më parë në Belgjikë dhe një shtetas i arrestuar më parë në Tiranë.
Sekuestrohen armë zjarri, lëndë eksplozive, detonatorë elektrikë, sprajt paralizues, armë gjahu, armë sportive, armë të ftohta, lëndë narkotike, 4 automjete (dy prej tyre të blindura), dy motoçikleta, euro dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, në koordinim nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, në vijim të punës së pandërprerë hetimore për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Porositësi”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit që përmëndëm më lart.
@NewsIn.Al

