Wednesday, June 18, 2025
spot_img
HomeAktualitetiOpinion, nga Sebastian Zonja/ "Kush është interesi i Shqipërisë?"

Opinion, nga Sebastian Zonja/ “Kush është interesi i Shqipërisë?”

Opinion, nga Sebastian Zonja

“Si mendojnë shtetet?” është pyetja që rreken t’i japin përgjigje dy studiuesit amerikanë të marrëdhënieve ndërkombëtare, Xhon Mersheimer dhe Sebastian Rosato.
Përveç disa rasteve specifike, shtetet janë entitete racionale që i mirëmendojnë hapat e ndërmarra dhe kanë një qëllim, shkruajnë autorët. Shkencat shoqërore na mësojnë se kur një hipotezë përputhet diku te 70 % me realitetin, ajo kthehet në teori e qëndrueshme, derisa dikush të argumentojë të kundërtën. Le ta marrim teorinë e këtyre dy autorëve dhe ta aplikojmë në rajonin tonë:

1. Strategjikisht, interesi i Shqipërisë është rritja e sigurisë ballkanike, duke shtyrë përpara procese të avancimit të Kosovës në NATO, OKB apo tryezën e dialogut për të përmbyllur çështjen e shtetësisë. E rendis të parën, sepse një konflikt në dukje i vogël kthehet në tension të menjëhershëm rajonal.
Së dyti, të rrisë mirëqenien ekonomike të qytetarëve të saj.

2. Interesi i Kosovës është të shtyjë përpara sovranitetin e saj në gjithë territorin dhe të rrisë mirëqenien e qytetarëve.

3. Interesi i Serbisë është të ruajë gjendjen ekzistuese në rajon, të tensionojë veriun e Kosovës për të çuar përpara kërkesën e Asociacionit dhe të rrisë mirëqenien e qytetarëve të vet.

4. Interesi amerikan është stabiliteti ballkanik. Kjo shprehet në formën e shmangies së tensioneve dhe bisedime për tema të ndryshme. Po ashtu, interesi evropian është i njëjtë.

Atëherë, pse shohim se Serbia përfiton fonde nga Bashkimi Evropian, Rusia, Kina dhe Amerika, nuk dënohet për sulmin në Banjskë, ndërsa Kosova ka mbetur në vend numëro për njohjet?

Kosova, sipas parimeve të autorëve të mësipërm, ka këtë shfazim strategjik:

– Si mund ta sigurojë veten pa ndihmën amerikane, ndërkohë që ka për detyrë të shtyjë përpara sovranitetin në territor?

Kësaj pyetjeje, qeveria Kurti i është përgjigjur duke thënë se rëndësi ka sovraniteti. Kjo përgjigje, sipas opozitës është e gabuar. Ata parashtrojnë se me dialog dhe koordinim, kur Ramush Haradinaj ishte kryeministër, arritën të ngrenë nivelin e sigurisë, duke themeluar ushtrinë e Kosovës.
Ky është ambiguiteti strategjik aktualisht në Kosovë. Albin Kurti ka të drejtë. Opozita ka të drejtë.

Ndërkohë, në Tiranë, si ka mundësi që pyetjes se cili është interesi kombëtar i përgjigjemi se e di Amerika?

Kjo, sipas meje, por edhe një lloj artikulimi të autorëve të librit, vjen për shkak të cedimit të planeve afatmesme dhe afatgjata. Arsyeja pse nuk ka asnjë deputet që artikulon cedimin e strategjive afatgjata qëndron në faktin se deputetët shqiptarë, në masë, janë enveristë nën sloganin “e di Partia, e di Kina motër”. Ky mentalitet përkeqësohet kur pjesë e skenës politike bëhen ojq-istët që strategjia më e madhe që kanë është të shkruajnë një draft në gjuhë të huaj për ambasadat. Rastet janë të llojllojshme.

Vërejmë se Serbia është, sot për sot, në pozitat më të favorshme. Ka arritur të gjejë një të mesme midis Kremlinit dhe Uashingtonit, ndërkohë që përfiton ekonomikisht nga Kina duke i bërë presion Brukselit. Elita politike e ka të lidhur veten me temën e sigurisë ballkanike, duke thënë se ne e shkaktojmë luftën, por ne bëjmë edhe paqen. Vendi ka stabilitet ekonomik dhe politik dhe premisat janë që të zhvillohet me ritme të shpejta. Shohim se fati po i ndih Serbisë këto kohë. Ëdhtë racionale, ka kapacitete, ka plan dhe di si ta çojë përpara.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments