Home Aktualiteti Ornela ishte shoqja ime! Ishte shoqja e gjithëve ne që kemi qënë në shkollën e gjuhëve të huaja, në Korçë.

Ornela ishte shoqja ime! Ishte shoqja e gjithëve ne që kemi qënë në shkollën e gjuhëve të huaja, në Korçë.

0
Ornela ishte shoqja ime! Ishte shoqja e gjithëve ne që kemi qënë në shkollën e gjuhëve të huaja, në Korçë.

Ornela ishte shoqja ime!
Ishte shoqja e gjithëve ne që kemi qënë në shkollën e gjuhëve të huaja, në Korçë.

Ornela ishte shoqja ime!
Ishte shoqja e gjithëve ne që kemi qënë në shkollën e gjuhëve të huaja, në Korçë.
Ishte vajza me buzëqeshjen më perfekte dhe me një përkushtim të devotshëm ndaj dy fëmijëve dhe bashkëshortit të saj që sot, të katërt, janë diku në qiell.

Akoma nuk është vërtetuar shkaku i vrasjes makabre të katërfishtë. Unë nuk mundem ta besoj që bashkëshorti i saj ishte autori i dhimbjes që ka pushtuar gjithë ne që e njihnim dhe e kishim në zemër Ornelën.

Kam tre ditë që vesh rroba të zeza, por asgjë dhe asnjë ngjyrë nuk krahasohet me atë të vdekjes.

Ornela dhe djemtë e saj dhjetë e dymbëdhjetë vjet, nuk arritën të thoshin “Happy New Year” sepse mbetën në plumbat dhe zhurmat therrëse të tyre, në 2023.

Ornela, rrugë të mbarë, zemër