KreuAktualitetiOSBE mbështet vendimin e pezullimit të procesit për zgjedhjen e Drejtorit të...

OSBE mbështet vendimin e pezullimit të procesit për zgjedhjen e Drejtorit të RTSH

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, së bashku me Asociacionin e Gazetarëve, SCIDEV-Center dhe Safe Journalists, kanë shprehur mbështetje të fortë për vendimin e Radio Televizionit Shqiptar (RTSH) për të pezulluar procesin e zgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm.

Kjo iniciativë është mirëpritur si një hap në drejtimin e duhur për forcimin e transparencës dhe llogaridhënies në mediat publike, shkruan prezenca e OSBE në Shqipëri.

OSBE mbështet vendimin e pezullimit të procesit për zgjedhjen e Drejtorit të RTSH

Në një deklaratë të përbashkët, këto organizata bëjnë thirrje për një proces të hapur dhe të bazuar në meritë, i cili do të sigurojë drejtësi në zgjedhjen e liderit të ri të RTSH-së.

Ne presim me interes seancën dëgjimore të së hënës dhe jemi të angazhuar për të mbështetur një proces që do të rrisë besimin në institucionet mediatike dhe do të sigurojë një përfaqësim të denjë të interesave publike,” thuhet në reagimin e OSBE.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit