E paralajmëruam dje që deri në mbrëmje do të ketë surpriza në lista e P. S në Korçë…Vasil Sterjovskii kandidon me P.S
Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian me kryetar Vasil Sterjovski është tërhequr nga koalicioni me Partinë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha.
Sterjovski ka depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për largimin nga ‘Aleanca për Shqipërinë Madhështore’.
“Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE) njofton tërheqjen nga koalicioni zgjedhor “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 maj 2025. Në këtë kuadër, ju kërkojmë të çregjistroni emrin e partisë sonë nga ky koalicion”, thuhet ndër të tjera në kërkesën e depozituar në KQZ.
Partia Demokratike dorëzoi në 4 mars në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) listën e plotë të partive që do të përbëjnë koalicionin e saj për zgjedhjet e 11 majit.
Koalicioni, i emërtuar Aleanca për Shqipërinë Madhështore (ASHM), përbëhej nga 26 parti politike, duke përfshirë aleatët kryesorë të PD-së si; PL e Ilir Metës, PR e Fatmir Mediut dhe PDK e Nard Ndokës.
Me largimin e AMIE do të jenë 25 partitë që do të garojnë në zgjedhjet e 11 majit nën drejtimin e Sali Berishës.
@NewsIn.Al
