Tuesday, October 27, 2026
spot_img
HomeAktualitetiPacolli largohet nga SPAK pas shtatë orësh: Kam kallëzuar penalizimin dhe padrejtësitë...

Pacolli largohet nga SPAK pas shtatë orësh: Kam kallëzuar penalizimin dhe padrejtësitë për Aeroportin e Vlorës

Pas rreth shtatë orësh qëndrimi dhe dëshmie, sipërmarrësi Behgjet Pacolli është larguar nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Pas daljes, Pacolli u tha gazetarëve se kishte depozituar një kallëzim penal për ato që i konsideron padrejtësi të ndodhura deri tani në lidhje me Aeroportin e Vlorës.

“Kam bërë një denoncim penal për padrejtësitë që janë bërë deri tani në lidhje me Aeroportin e Vlorës. Asgjë tjetër”, deklaroi ai.
Pacolli ishte thirrur në SPAK si person që ka dijeni për çështjen, në kuadër të kallëzimit që lidhet me Aeroportin e Vlorës.

 

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments