KreuAktualitetiParashikimi i motit për javën e Krishtlindjes...kohë me diell dhe temperatura të...

Parashikimi i motit për javën e Krishtlindjes…kohë me diell dhe temperatura të ulta!

Përshëndetje nga SHMU!

Në një përmbjedhje të shkurtër rreth parashikim të javës që presim përpara mund të thuhet se kryfjala do të jetë moti kryesisht i kthjellët si dhe temperaturat e ulta.

Në këtë mënyrë dita e nesërme (e Hënë) parashikohet me mot kryesisht të kthjellët e alternime vranësiarsh kalimtare. Në zonën e jugut në orët e pasdites dhe mbrëmjes reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët.

Duke filluar nga dita e Martë deri ditën e Enjte në orët e mbrëmjes moti parashikohet kryesisht i kthjellët me alternime vranësirash në relievet malore. Sic u theksua më lartë në orët e mbrëmjes së ditës së Enjte reshje shiu e dëbore me intensitet të ulët në zonën e Alpeve.

Dita e Premte parashikohet me mot të vranët dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e mesatar në formën e shtrëngatave. Në zonën e veriut (konkretisht zonen e veriperëndimit) në orët e mbrëmjes reshjet me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive. Në relievet malore në lindje në lartësitë mbi 800 metër reshje dëbore.

Vlen për tu theksuar gjithashtu se duke nisur nga dita e Premte – për shkak të kalimit të disa qendrave të thella të presionit të ulët – parashikohet erë tepër intensive dhe e fortë si në tokë por vecanësrisht përgjatë vijës bregdetare.

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit