Monday, April 21, 2025
spot_img
HomeAktualitetiParashikimi për Qarkun e Tiranës, ja sa mandate do fitojnë Partite...

Parashikimi për Qarkun e Tiranës, ja sa mandate do fitojnë Partite…

Parashikimi për Qarkun e Tiranës, ja sa mandate do fitojnë Partite…

Barometri Euronews – Albania ka zhvilluar matjen e parë zgjedhore për Qarkun e Tiranës. Metodologjia e përdorur është sërish kampion rastësor i shtresëzuar dhe madhësia e kampionit ka qenë 1000 qytetarë të pyetur në gjithë territorin e Qarkut Tiranë, ballë për ballë. Periudha kohore e mbledhjes së të dhënave për matjen e parë zgjedhore të Qarkut Tiranë, të Barometrit Euronews-Albania është 15-25 Shkurt 2025.

Pyetja më e rëndësishme politike në matjet e Barometrit për zgjedhjet e 11 Majit është: Për cilën parti do të votonit nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot? Nëpërmjet kësaj pyetje në të gjitha matjet politike arrijmë të lexojmë prirjen e votës së qytetarëve për zgjedhjet e ardhshme. Përgjigjet në matjen e parë për Qarkun e Tiranës tregojnë se: 35.2% e qytetarëve nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot do të votonin Partinë Socialiste; 24.6% e tyre do të votonin Partinë Demokratike.

Qarku i Tiranës ka gjithsej 36 mandate parlamentare. Duke u bazuar në përqindjet e mësipërme dhe duke marrë parasysh metodologjinë e shpërndarjes së mandateve sipas sistemit proporcional rajonal me korrektim kombëtar, një projeksion i mundshëm i ndarjes së mandateve mund të jetë:

  • PS: 13-14 mandate 
  • PD: 9-10 mandate
  • Shqipëria Bëhet: 2-3 mandate
    • Partia Mundësia: 1-2 mandate
    • Lëvizja Bashkë: 0-1 mandat

    Është e rëndësishme të theksohet se këto janë projeksione paraprake dhe se shpërndarja përfundimtare e mandateve mund të ndikohet nga faktorë të tillë si:

    • Pjesëmarrja në votime
    • Vendimet e votuesve të pavendosur
    • Koalicionet parazgjedhore
    • Performanca e fushatave zgjedhore

    Dhe me radhë si më poshtë, 5.7% e qytetarëve do të votonin “Shqipëria Bëhet”, 4.4% “Partia Mundësia” 2.8% “Lëvizja Bashkë”, 1.5% Nisma Thurje, 1% Partia e Lirisë, 0.9% parti të tjera. Ndërkohë 23.9% e qytetarëve janë të pavendosur për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetje. Një pjesë e tyre tregojnë se nuk do të votojnë, një pjesë përgjigjen nuk e di ose refuzojnë të përgjigjen kësaj pyetje.

    @NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments