Parlament 2023…
Sinaj i kërkon sqarime Nallbatit: Si guxove të ngresh dorë?
Tensionet mes deputetit demokrat Bledjon Nallbati dhe deputetit socialist Vullnet Sinaj vijuan edhe jashtë sallës së Parlamentit.
Pas ndërprerjes së seancës parlamentare, kur të gjithë deputetët kishin lënë sallën për t’u larguar, në oborrin e Kuvendit Sinaj kërkoi sqarime nga Nallbati për veprimin e paprecedentë, dhunën e ushtruar ndaj tij brenda sallës.
“Si merr guximin të ngresh dorë?”, e pyet Sinaj Nallbatin, ndërsa ky i fundit i përgjigjet: Unë mora kartën, ti ngrite dorë!
Në këtë moment ballafaqimi verbal u desh ndërhyrja e deputetëve të tjerë për të shmangur një tjetër përplasje fizike mes tyre.
Situata gjatë seancës së sotme parlamentare degjeneroi në përdorimin e dhunës fizike.
Sherri mes Nallbatit dhe Sinajt nisi për shkak se deputeti demokrat tentoi t’i ndërpresë fjalën dhe t’i fikë mikrofonin.
@NewsIn.Al

