KreuAktualitetiPartia e Lapajt pranë PD : Do të rreshtohemi në krah të...

Partia e Lapajt pranë PD : Do të rreshtohemi në krah të Berishës…

Partia e Lapajt e konfirmon: Do të rreshtohemi në krah të Berishës…

Sekretari i Përgjithshëm i partisë “Shqipëria bëhet” Elton Laska ka pranuar publikisht se deputetja e tyre do të rreshtohet krah Sali Berishës.

Pavarësisht se më 11 Maj i hodhën “hi syve” shqiptarëve dhe morën vota nga elektorati gri, Elton Laska tashmë deklaron se “Shqiperia Behet” e Lapajt e ka të përcaktuar qartë në statut se “është parti e djathtë dhe do të votojë kundër mazhorancës në Kuvend“.

Më herët zyrtari tjetër i “Shqipëria bëhet”, Elvis Çela ka pohuar afeksionin që partia e Adriatik Lapajt ka me Sali Berishën. Çela u shpreh se “Sali Berisha dhe PD janë simbol i të djathtës shqiptare në modernizëm”.

Kujtojmë që gjatë spoteve elektorale të 11 majit, Kryeministri Edi Rama e kishte paralajmëruar se Adriatik Lapaj do të bashkëpunojë me Sali Berishën.

Asnjë mdryshim nga fryma e vjetër në politikën shqiptare…Lapaj në PD, presion apo parim?

@NewsIn.Al

 

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit