Wednesday, August 19, 2026
spot_img
HomeAktualitetiPas Airbnb, është radha e Booking të dënohet nga gjykata gjyqësore e...

Pas Airbnb, është radha e Booking të dënohet nga gjykata gjyqësore e qytetit të Parisit për të paguar 1,234 milionë euro si gjobë/Zak Topuzi

Pas Airbnb, është radha e Booking të dënohet nga gjykata gjyqësore e qytetit të Parisit për të paguar 1,234 milionë euro si gjobë.
Arsyeja e konfliktit? Booking com nuk kishte transmetuar informacione ne Zyrat e Taksave te Qyteteve, veçanërisht në lidhje me numrin e ditëve gjatë të cilave u morën me qira akomodimet turistike.
“Që nga hyrja në fuqi e ligjit ELAN në 2019, platformat janë të detyruara të transmetojnë në Zyrat Taksave te Qyteteve, bilancin e qirave të tyre në mënyrë që ata të verifikojnë ligjshmërinë dhe të kryejnë kontrolle nëse është e nevojshme” . Ne Shqipëri, ne platformën Booking.com operojnë mbi 6300 subjekte qe shesin online. Ndërkohe, ne tatime janë te regjistruar me pak se 2000 subjekte , duke konkurruar ne mënyre te pa ndershme Hotelet apo apartamentet e regjistruar, qe paguajnë taksa rregullisht, shkruan biznesmeni Zak Topuzi në postimin e tij.

Në komentin e tij për këtë çështje, gazetari i njohur Bardhi Sejdarasi shton:

Në 2015, kur Ministria e Financave filloi realizimin e strategjisë së formalizimit të bizneseve u realizua një kryqëzim i të dhënave që kishin raportuar bizneset e akomodimit turistik në DPT me të dhëna të nxjerra nga Booking.com! Informaliteti shkonte deri në 60 %! Pra më çdo 100 sipërmarrje turistike, 60 nuk raportonin asnjë të ardhur nga akomodimi?!?
Kur u mor vendimi për të ulur TVSH e akomodimit nga 20 në 6 për qind, në buxhet llogaritej se mungonin rreth 30 milionë Euro! Qeveria atëherë e la në mes formalitetin e bizneseve, për arsye që nuk u deklaruan?! Edhe sot besoj se është situatë e njëjtë! Në fillim të sezonit 2021, në Durrës, rreth 500 subjekte turizmi, akomodimit dhe shërbimi, deklaronin ZERO të punësuar!

Informalitet i ligjëruar?!

@NewsIn.Al

 

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments