KreuAktualitetiPas vajtjes vullnetarisht, Arbër Veliaj paraqitet sërish në SPAK

Pas vajtjes vullnetarisht, Arbër Veliaj paraqitet sërish në SPAK

Pas vajtjes vullnetarisht, Arbër Veliaj paraqitet sërish në SPAK

Këtë të premte, vëllai i kryetarit të Bashkisë Tiranë, Arbër Veliaj, është paraqitur sërish në SPAK. Ai ishte dhe ditën e djeshme në Prokurorinë e Posaçme.

Sipas disa burimeve, ai do të dorëzojë disa dokumente tek hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Mësohet se Arbër Veliaj ka dorëzuar dokumentet, pas marrjes në pyetje për pesë orë me radhë.

Më 23 korrik, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpall zyrtarisht i pandehur, nën akuzat për korrupsion, deklarim të rremë të pasurisë dhe pastrim parash.

@NewsIn.Al

 

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit