Pas vizitës zyrtare në Washington, ministri Peleshi zhvillon në Boston, takime me komunitetin shqiptar.
Prej më shumë se një shekulli Bostoni ka qënë një prej zonave më të preferuara të emigrantëve korçarë në USA.
Ja çfarë shkruan zoti Peleshi në faqen e tij zyrtare në fb për vizitën në Boston, takimet me bashkatdhetarët e shumtë dhe në veçanti me korçarët e njohur dhe të panjohur, larguar prej vitesh nga Shqipëria:
“Krenar për komunitetin shqiptar në Boston, një vatër e kahershme atdhedashurie dhe kontributorë të vazhdueshëm.
Bashkë me ambasadoren tonë, znj. Faber vizituam shkollën shqipe “Besa”, ku falë pasionit të njerëzve që mbajnë me vete një copëz Shqipëri janë hapur klasa ku fëmijët mësojnë gjuhën shqipe.”

“Takim emocionues në qendrën e kujdesit për të moshuarit Vatra në Boston, ku takova korçare e korçarë të njohur e të panjohur, me dashurinë për Korçën tonë që na bashkon kudo të jemi. Takova edhe shumë shqiptare e shqiptarë nga vise të ndryshme me Shqipërinë në zemër.
Sa shumë mall, sa shumë kujtime dhe nostalgji. Mirënjohje për Agron Gjerasi që ka ndërtuar një vatër dashurie për bashkëatdhetarët tanë në Boston.”
❤️

