Ka pasur shumë fjalë së fundmi nga PS, me udhëheqjen e zotit Rama, për pasaportën evropiane.
Nëse e kam kuptuar mirë Kryeministrin, gjatë gjithë këtyre viteve, pasaporta evropiane ka një kuptim të dyfishtë. E para dhe më e rëndësishmja është kalimi dhe më pas hyrja e vendit në Bashkimin Evropian, i cili është shumë i dëshiruar, dhe e dyta janë të gjitha përfitimet, por edhe detyrimet e qytetarëve shqiptarë kur ata do të bëhen posedues të pasaportës evropiane.
Pasaporta evropiane si mjet për fushatën parazgjedhore të PS-së simbolizon një rrugë të pandërprerë drejt Bashkimit Evropian, i cili premton shumë përfitime për vendin dhe qytetarët e tij. Ajo nuk përfaqëson thjesht një letër, por vizionin dhe rrugën drejt një Shqipërie më të mirë, me më shumë ndihmë dhe mbështetje nga Bashkimi Evropian në të gjitha fushat dhe infrastrukturën e vendit.
Një rrugë e sigurtë që do të kalojë përmes luftës dhe trajtimit të të gjitha atyre problemeve të brendshme të vendit.
Lufta kundër korrupsionit, evazionit fiskal, pastrimit të parave dhe forcimi i drejtësisë, sistemit të shëndetësisë, si dhe shumë përfitime të tjera që deri diku do të garantojnë zhvillimin e qëndrueshëm të vendit dhe aftësive që do të përmirësohen për shkak të transferimit të njohurive të specializuara dhe përvojës së madhe.
Sigurisht, në çdo gjë ka edhe anën humoristike. Disa politikanë nga partia qeverisëse na thanë se përfundimisht me pasaportën evropiane qytetarët shqiptarë do të ndalojnë së pritur në radhët e kontrollit dhe do të kalojnë shpejt. E lexova edhe këtë! Ky zotëri ose udhëton zakonisht si VIP për shkak të pozitatës së tij, ose nuk ka kuptuar asgjë nga mesazhi që do të kalojë Kryeministri, sepse nuk besoj asnjëherë që Kryeministri ka në mendje vetëm atë letër. “I dashur” zotëri, të gjithë presim në radhë kur ka shumë njerëz, pavarësisht pasaportës.
Është vërtet e trishtueshme të shpallen këto gjëra, sepse populli shqiptar as nuk është i mençur, as idiot, as nënshtruar nga dikush, pasi ai ka dinjitet, nuk është rob.
Çdo qytetar duhet të ndjekë rregullat dhe ligjin në një demokraci, ashtu siç duhet të bëjnë edhe politikanët. Po pse disa politikanë kishin nevojë për SKY ECC? Me një kosto mujore që është pothuajse po aq ose pak më shumë se shpërblimi i tyre mujor?
Kush e kuptoi, e kuptoi dhe përfundimet janë të juaja.
Les Miserables
@NewsIn.Al
