KreuAktualitetiPasi SPAK i bastisi shtëpinë e nipit, reagon deputeti socialist Rrahman Rraja

Pasi SPAK i bastisi shtëpinë e nipit, reagon deputeti socialist Rrahman Rraja

Pasi SPAK i bastisi shtëpinë e nipit, reagon deputeti socialist Rrahman Rraja

Me urdhër të SPAK-ut, RENEA, FNSH dhe policia lokale zhvilluan një operacion blic në orët e para të ditës së sotme në Nikël të Krujës, por banesa të tjera.

Në shënjestër ishte Ramazan Rraja, nipi i deputetit socialist Rrahman Rraja, por që shteti u kthye duarbosh.

Në media u aludua se policia bastisi edhe vilën e deputetit socialist në Nikel, Rrahman Rraja.

I kontaktuar nga “5pyetjet.al” deputeti e mohoi. “Nuk kanë qenë te shtëpia ime që është kontrolluar” tha ai.

Po e vëllait? “Po, te vëllai policia kontrolloi” tha ai. I pyetur për nipin, tashmë në kërkim, deputeti tha se “me nipin nuk kam komunikuar. Ka kohë që nuk kam folur”.

Urdhri për shoqërimi e Ramazan Rajës nga Prokuroria e Posaçme lidhet me atentatin që është bërë katër vite më parë ndaj prokurorit Arian Ndoja, në 1 nëntor 2019.

SPAK dyshon se Ramzan Rraja, bashkë me kushëririn e tij dhe persona të tjerë kanë organizuar atentatit. Në atentat mbeti i vrarë shoferi Andi Maloku dhe u plagos Landi Muharremi “Rrumi i Shijakut” dhe ish-prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja.

Ramazan Rraja është pyetur nga policia në muajin tetor, për vrasjen e trefishtë të mbikalimit të Fushë-Krujës, ku mes të vrarëve ishte kushëriri i Ervis Martinaj, Brilant Martinaj.

Rraja, i arrestuar më parë edhe jashtë vendit në 2021 u shpall në kërkim pasi hyri i maskuar dhe i armatosur në një lokal.

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit