KreuAktualitetiPazare tavolinash! Atje ku për emigrantët flasin ata që nuk e dinë...

Pazare tavolinash! Atje ku për emigrantët flasin ata që nuk e dinë se ç’do të thotë emigrant!/ Nga Ilir Jano

Pazare tavolinash! Atje ku për emigrantët flasin ata që nuk e dinë se ç’do të thotë emigrant!

Kujtojnë se dëgjimi, besimi dhe mashtrimi zgjatin pafund…harrojnë se tashmë janë tre breza emigrantësh, harrojnë që fëmijët tanë lindën dhe u shkolluan në emigracion…harrojnë se sot të gjithë kuptojnë!
Harrojnë se janë këta emigrantë që vazhdojnë akoma të mbajnë me bukë të afërmit e tyre në Shqipëri, i mbajnë me ilaçe, me shpresë se një ditë çdo gjë do ndryshojë.
Drejtues partish, apo deputetë që çiren në parlament sikur ju digjet shpirti për votimin e emigrantëve?!
Nuk mbaj mënd ndonjë palë zgjedhje në këto 20 vitet e fundit, që politikanët të mos kenë luajtur me kartën e emigrantëve. Ju duhet vota e tyre se nuk është thjesht një votë personale, por është një votë që shumëzohet nga çdo emigrant, sepse ndikimi i fjalës së emigrantit është dhe në familjet që kanë lënë në Shqipëri!
Por mënyra e votimit, kurrë nuk ka për të ndryshuar…
Partitë politike janë të bindura që nuk mund të kontrollojnë dhe imponojmë votën në emigracion…dhe gjithçka do vazhdojë në të njëjtën vijë mulliri!
Një ditë edhe emigrantët do ta kuptojnë se vetëm përfaqësimi i tyre në politikën aktive, ku deputetë do të ketë nga rradhët e emigrantëve do mundet të sjellë ndryshimin e madh. Dhe kur emigrantët shqiptarë të përfaqësohen në Parlamentin shqiptar, atëhere me siguri do të jetë e domosdoshme që edhe në vendin ku jetojnë e punojnë ta kenë derën e hapur për tu zgjedhur…
Deri atëhere kështu si sot do të jetë!
“Emigrantë në botë, refugjatë në Shqipëri”!

Ilir Jano

@NewsIn.Al

 

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit